Mbi 2.2 milionë viktima nga COVID-19 në botë

  • E.K /
  • 03 February 2021 - 10:39
Mbi 2.2 milionë viktima nga COVID-19 në botë

2 milionë e 263 mijë e 886 persona kanë vdekur si pasojë e virusit COVID-19 në botë.

Sipas faqes botërore të statistikave, worldometers.info, deri tani 104 milionë e 435 mijë e 174 persona janë infektuar me këtë virus, ndërsa 76 milionë e 324 mijë e 92 janë shëruar nga ai.

Amerika prinë me numrin më të madh të të infektuarve me gjithsej 27 milionë e 27 mijë e 347 raste dhe 457 mijë e 856 viktima, pastaj India me 10 milionë e 778 mijë e 206 raste dhe 154 mijë e 635 viktima dhe Brazili me 9 milionë e 286 mijë e 256 raste dhe 226 mijë e 383 viktima.

Vetëm në Kosovë numri total i rasteve pozitive me koronavirus është 60 mijë e 745 raste nga 238.339 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1 mijë e 506 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit në vend, janë shëruar 189 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 52.810 raste, kurse numri i rasteve aktive është 6.429.

(Kosova Sot Online)