Për një ditë, ngrihen 67 aktakuza ndaj 84 personave

  • e.. /
  • 03 February 2021 - 11:18
Për një ditë, ngrihen 67 aktakuza ndaj 84 personave

Prokurori i Shtetit ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë ngritur 67 aktakuza kundër 84 personave.

Po ashtu, gjatë kësaj kohe janë ndalur 8 persona dhe janë paraqitur 4 kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj 4 personave.

Njoftimi i plotë:

Prishtinë, 03 Shkurt 2021 – Prokurori i Shtetit ju njofton se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur gjashtëdhjeteshtatë (67) aktakuza, kundër tetëdhjetekatër (84) personave, për vepra të ndryshme penale, ndërsa, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar tetë (8) persona dhe janë paraqitur katër (4) kërkesa për caktimin e masës së

paraburgimit kundër katër (4) personave.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, me urdhër të prokurorit ka ndaluar pesë (5) persona të dyshuar, ka paraqitur tri (3) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit për tre (3) persona, si dhe ka ngritur njëzet (20) aktakuza kundër njëzetepesë (25) personave, për vepra të ndryshme penale. Po ashtu, gjatë 24 orëve të fundit, është gjetur një person pa shenja jete, në Graçanicë.

Prokuroria Themelore në Prizren, ka ndaluar një (1) person, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit për një (1) person dhe ka ngritur pesë (5) aktakuza kundër pesë (5) personave, për kryerjen e veprave të ndryshme penale, të përcaktuara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Prokuroria Themelore në Pejë, ka ndaluar një (1) person dhe ka ngritur nëntë (9) aktakuza kundër nëntë njëmbëdhjetë (11) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur njëzet (20) aktakuza kundër njëzetetre (23) personave.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, me urdhër të prokurorit kujdestar ka ndaluar një (1) person të dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orësh dhe ka ngritur katër (4) aktakuza kundër nëntë (9) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ngritur katër (4) aktakuza kundër pesë (5) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka ngritur pesë (5) aktakuza kundër gjashtë (6) personave, për vepra të ndryshme penale.

(Kosova Sot Online)