Ish agjenti i SHIK-ut e zbulon skenarin anti UÇK të Hashim Thaçit: Kështu e dorëzoi vet “gjarpri” Veriun e Kosovës në duar të strukturave kriminale serbe dhe kjo është lidhja mafioze që vet ai e kontrollon!

Ish agjenti i SHIK-ut e zbulon skenarin anti UÇK të Hashim Thaçit: Kështu e dorëzoi vet “gjarpri” Veriun e Kosovës në  duar të strukturave kriminale serbe dhe kjo është lidhja mafioze që vet ai e kontrollon!
Ish agjenti i SHIK-ut e zbulon skenarin anti UÇK të Hashim Thaçit: Kështu e dorëzoi vet “gjarpri” Veriun e Kosovës në  duar të strukturave kriminale serbe dhe kjo është lidhja mafioze që vet ai e kontrollon!

Naim Miftari

  • 03 February 2021 - 07:43

Shkruan: Naim Miftari, ish-agjent i SHIK-ut

Kjo çka po ndodh sot, ato marrëveshje të kota, ishin vetëm skena teatrale të hashimave pasi veriu kontrollohet nga viti 1999 nga MUP-i i Beogradit, gjithmonë në bashkëveprim me njerëzit e Thaçit, Veselit dhe njerëz të SHIK-ut por ka edhe politikan tjerë që janë të implikuar në tregtinë ilegale me naftë, me xehe të vjedhur nga Trepça me cigare, drogë, armë, barna ushqime dhe vetura të vjedhura. Këto tregti të krimit të organizuar nuk janë ndaluar kurrë. Veselinovici, Radojçiçi dhe vëllai i Vuçiqit Andeja Vuçic, janë pronarët e vërtetë të veriut të Kosovës të cilët qëndrojnë edhe pas vrasjes të kriminelit tjetër Ivanoviç në Mitrovic.

-Veriu i Kosovës ka qene shkaku kryesor që Hashim Thaçin e kanë rekrutuar DGSE-ja, shërbimi sekret ushtarak Francez, me sugjerimin e UDB-s serbe, pasi shërbimi sekret serb vite më parë kishte rekrutuar vëllain e madh të Hashimit ,Ganiun. Pra këto dy shërbime në bashkëveprim futen nën kontroll byronë politike të LPK-UCK dhe i futën nën kontroll financat, sidomos fondin Vendlindja Thërret për t’a pasur luftën e Kosovës nën kontroll. As sulmi i Mirazh-ve Francez kundër UÇK-së në kazermën e Koshares nuk ishte fare rastësi, ishte sulm i qëllimshëm që të ndalej UÇK të mos përparonte në frontin e luftës.

Pas nënshkrimit të marrëveshjes së Kumanovës ishte Hashim Thaçi ,Agim Çeku e shtabi i përgjithshëm që na mbajtën dhe na ndaluan gati një javë ditë të mos lëvizim drejtë Mitrovicës. Këto nuk kanë ndodhur rastësisht. Edhe sulmi i inskenuar më 2 shkurt të vitit 2000 ishte skenar i Parisit, Beogradit dhe Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit për ta pastruar veriun e Kosovës nga prezenca e banorëve shqiptare. Vrasjet e dhjetëra shqiptarëve, ndjekja e 15.000 të tjerëve para hundës së KFOR-it nuk ishte rastësi edhe kinse sulmi me mortaja nga jugu në veri të Mitrovicës ishte bërë me urdhër të Hashim Thaçit nga dy pjesëtare ushtar nga Drenica.

Në veri mungon dora e ligjit pasi ai rajon është shndërruar nga bashkëpunimi kriminal Beograd-Prishtinë në nje El Derado të mafies ku secila anë e ka pjesën e vet në profitimin që e fiton krimi i organizuar - mafia përmes kërcënimeve të Vuçiqit me ushtri dhe polici, që ju konvenon edhe kumareve të tij që ika në Prishtinë, e disa i ka në burgun e Hag-ut, por biznisi po vazhdon edhe tani dhe do të vazhdoj gjithmonë deri sa shteti i Kosovës të bëhet shtet serioz dhe i paprekshem, shtet i zoti i territorit të vetë shtetëror, nëse lihet dhurata e Rankoviqit sipas Thaçit, në harresë, ajo pjesë do të jetë kanceri i Kosovës, e cila si shtet duhet ta bëjë një operacion kirurgjik për ta ndaluar përhapjen e kancerit, do të thotë Listën Serbe duhet me ndalu me ligj pasi ka plote serbe që e pranojnë si realitet se Kosova Sot vertete është shtet.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".