Ambasada e Kosovës në Paris ka një njoftim për qytetarët

  • G.G /
  • 03 February 2021 - 12:08
Ambasada e Kosovës në Paris ka një njoftim për qytetarët

Ambasada e Kosovës në Paris ka njoftuar qytetarët se për shkak të situatës së krijuar nga pandemia COVID-19 tash e një kohë dërgimi i letrave të rëndomta përmes postës në Francë është i pamundur .

Sipas këtij njoftimi dërgimi i këtyre letrave mund të bëhet me postë të shpejtë.

“Të nderuar qytetarë, siç mund të jeni në dijeni, për shkak të vështirësive në lidhje me pandeminë, qe një kohë, dërgimi i letrave të rëndomta për mes postes në Francë është i pamundur, por na është konfirmuar se mund të bëhet dërgimi me postë të shpejtë”, thuhet në njoftimin e ambasadës.

Kujtojmë që Franca i ka mbyllur kufijtë për të gjitha shtetet që nuk janë pjesë e Bashkimit Evropian.

Kjo për shkak të shifrave të larta të të infektuarve me virusin Covid-19. 

https://www.facebook.com/AmbasadaeRKSParis/posts/1719524431560310

(Kosova Sot Online)