E kishin rrëmbyer për shkak të borxheve, autoritetet e gjobisin rëndë për shkelje karantine

  • G.G /
  • 03 February 2021 - 12:19
E kishin rrëmbyer për shkak të borxheve, autoritetet e gjobisin rëndë për shkelje karantine

Autoritetet tajvaneze gjobitën një person për shkelje të karantinës, në një kohë që ai ishte rrëmbyer nga disa njerëz të cilët i kërkonin t’i kthente borxhin që u kishte.

Burri me mbiemër Chen kishte shkuar në Hong-Kong në fund të tetorit dhe po bënte karantinën në shtëpinë e një miku të tij, në qytetin Nantou. Në 1 nëntor, disa persona hynë me forcë në shtëpi dhe rrëmbyen Chen-in, duke e ngatërruar me mikun që u kishte borxh.

Ndërkohë, autoritetet gjobitën të rrëmbyerin për thyerje karantine me 3500 dollarë, por pas hetimit të Ministrisë së Drejtësisë, u verifikua që Chen ishte detyruar të shkelte karantinën.

Tajvani ka vendosur gjoba shumë të rënda për personat që nuk respektojnë karantinën. Për shembull, një punëtor nga Filipinet u gjobit me 3500 dollarë sepse doli nga dhoma e tij e hotelit, ku bënte karantinën, për vetëm 8 sekonda.

(Kosova Sot Online)