Serbia vendos t’i vaksinojë edhe të huajt që jetojnë aty, përfshirë këtu edhe shqiptarët

  • G.G /
  • 03 February 2021 - 12:25
Serbia vendos t’i vaksinojë edhe të huajt që jetojnë aty, përfshirë këtu edhe shqiptarët

Sekretari i Shtetit në Ministrinë e Shëndetësisë, Mirsad Derlek, tha se shtetasit e huaj që kanë një vendbanim në Serbi mund të vaksinohen kundër COVID-19, duke mos ndarë këtu as shtetasit shqiptar, raportojnë mediat serbe.

Kur u pyet nëse shtetasit e huaj mund të vaksinohen në Serbi dhe cila është procedura, Djerlek tha se të gjithë shtetasit e huaj që kanë një vendbanim në Serbi, si dhe shtetasit e Serbisë, mund të aplikojnë përmes qeverisjes elektronike.

“Ata do të ftohen sipas vendbanimit për t’u vaksinuar në qendrën më të afërt të vaksinimit – tha ëerlek pas takimit të Ministrit të Shëndetësisë me drejtorët e spitaleve të COVID’it.

(Kosova Sot Online)