Identifikohen dy persona që e fyen dhe sulmuan Albin Kurtin në Skenderaj

  • E.K /
  • 03 February 2021 - 13:41
Identifikohen dy persona që e fyen dhe sulmuan Albin Kurtin në Skenderaj

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka intervistuar disa të dyshuar që kanë gjuajtur me vezë në drejtim të liderit të LVV’së, Albin Kurtit, në Skenderaj.

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje kishte qëndruar të hënën në Skenderaj, ku ishte pritur edhe me brohoritma “UÇK-UÇK” “Thaçi-Thaçi”.

Kurti ishte i shoqëruar nga forca të shumta policore gjatë vizitës së tij parazgjedhore.

SULM

Skenderaj 01.02.2021 – 18:30. Është raportuar se viktima mashkull kosovar është fyer dhe sulmuar me gjësende nga disa persona. Njësia policore ka identifikuar dhe intervistuar të dyshuarit. Me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt.

Gjatë qëndrimit të tij atje, qytetarët janë dëgjuar duke brohoritur “UÇK, UÇK”, “Thaçi, Thaçi”.

Në një video të siguruar nga media këta të fundit shihen duke e gjuajtur me vezë të parin e VV-së, i cili ka shkuar atje për fushatë.

Si pasojë e këtij presioni, ai është larguar nga tubimi në Skenderaj. 

Vizita e tij në Skenderaj shkaktoi pakënaqësi edhe për faktin se Kurti shkoi në Skenderaj i shoqëruar nga policia. 

(Kosova Sot Online)