KQZ’ja do të shtyp më pak fletëvotime se herëve të tjera

  • A.P /
  • 03 February 2021 - 17:28
KQZ’ja do të shtyp më pak fletëvotime se herëve të tjera

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka marr vendim që të shtyp më pak fletëvotime se numri i përgjithshëm i votuesve, në zgjedhjet e 14 shkurtit.

Kjo është njëë praktikë e ndjekur edhe në proceset e kaluara zgjedhore.

Bazuar në Listën Përfundimtare të Votuesve, votues me të drejtë vote për këto zgjedhje janë 1 milion 794 mijë e 862 votues, ndërsa do të shtypen 1 milion e 617 mijë e 200 fletëvotime përfshirë fletëvotimet rezervë.

Rrjedhimisht i bie që do të shtypen 177 mijë e 662 fletëvotime më pak se votues apo në përqindje 9,89 % më pak.

KQZ’ja ka edhe akreditimin e disa vëzhgueseve nga OJQ’të e ndryshme.


(Kosova Sot Online)