Veliu për Shpejtim Bulliqin: Kryetar i përkohshëm, qytetarët janë pishman që e votuan

  • A.P /
  • 03 February 2021 - 17:47
Veliu për Shpejtim Bulliqin: Kryetar i përkohshëm, qytetarët janë pishman që e votuan

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Agim Veliu ka folur për fitoren e Lëvizjes Vetëvendosje në komunën e Podujevës, në zgjedhjet e parakohshme lokale të 29 nëntorit të 2020’ës.

Veliu tha se në ato zgjedhje llapjanët e kanë zgjedhur një kryetar të përkohshëm, duke folur kështu për Shpejtim Bulliqin e LVV’së.

Veliu theksoi se votuesit e tij tanimë janë pishman për zgjedhjen e tyre dhe për votën që i kanë dhënë atij.

“Do të jetë një ditë historike dhe një ditë e reflektimit të LDK’së në bastionin e saj në Llap. Llapi dhe LDK’ja janë të pandashme dhe të lidhura ngushtë mes veti. Ato nuk mund të frymojnë dhe as të jetojnë pa njëra-tjetrën. Prandaj, alternativa e vetme në këto zgjedhje është numri 132. Sikurse e dini edhe ju në zgjedhjet e fundit të gjithë janë bërë kundër nesh dhe kështu e kanë marr përkohësisht vetëm, pozitën e kryetrarit të komunës. Edi që edhe ata që e kanë zgjedhur këtë kryetar të përkohshëm tani janë bërë pishman”, ka thënë ai.

(Kosova Sot Online)