Kujtim Shala e thotë duke qeshur: Kam raporte të mira me Vjosa Osmanin

  • A.P /
  • 03 February 2021 - 21:56
Kujtim Shala e thotë duke qeshur: Kam raporte të mira me Vjosa Osmanin

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Kujtim Shala ka folur për raportet që ka me Vjosa Osmanin, duke thënë se edhe tani ka raporte të mira me të.

Shala  thotë se ajo ka punuar mirë për LDK-në.

“Raportet të mira kam edhe tani, por se nuk lidhen me atë fushatë. Ne kemi qenë kolegë dhe kemi punuar bashkë për vite të tëra

Unë mendoj dhe secili përfaqësues i LDKsë duhet të njohë të gjitha punët e mira të Vjosës në LDK, pastaj ajo ka qenë kanididatja jonë për kryeministre, imagjinoni pot ë kishim një mandat më shumë, VV-ja do të kishte një më pak dhe ajo do të ishte kryeministrja e Kosovës. Pra ato raportoe duhet të njihenm, rezultatet duhet të njihen. Statusi i sotëm është tjertër, Ajo është një kundërshtare politike”, tha Shala.

Ai thotë se nuk i ka dhënë të drejtë Osmanit sa i përket rrafshit politik.

“Por kam biseduar me të shumë herë, ajko ka rrëfimet e veta dhe arsyet e veta, për të gjitha ato. Ajo duhet ti thotë vetë, nuk më takon mua.  Në rrafshin politik nuk i kam dhënë të drejtë as atëherë as tani”, thotë Shala.


(Kosova Sot Online)