Shala: Flamuri i Rugovës digjej shesheve e rrugëve

  • A.P /
  • 03 February 2021 - 22:06
Shala: Flamuri i Rugovës digjej shesheve e rrugëve

Nënkryetari i LDK-së, Kujtim Shala ka komentuar çështjen e përdorimit të flamurit të Ibrahim Rugovës në fushatën zgjedhore nga ana e Lëvizjes Vetëvendosje.

Shala  ka thënë se ky flamur është djegur shesheve e rrugëve në periudhën e pasluftës, ndërsa sot po përdoret për fushatë.

“Le ta marrin të gjithë, shumë mirë bëjnë. Uroj që të identifikohen, ta kenë identifikim të vërtetë. E mbaj mend, besoj edhe ju, që pas luftës atë flamur e digjnin, shesheve, rrugëve, institucioneve. Sa për LDK, LDK-ja rugoviane është LDK qëndrestare, dhe qëndrestar janë ata që rrinë aty. Kjo është LDK-ja  e Ibrahim Rugovës, nëse largohesh s’mund të jesh”, ka thënë Shala.

(Kosova Sot Online)