Shala: Kurrë hiç, Vetëvendosja nuk ka pasur program

  • A.P /
  • 03 February 2021 - 22:30
Shala: Kurrë hiç, Vetëvendosja nuk ka pasur program

Nënkryetari i LDK’së, Kujtim Shala, ka folur për programin e VV’së dhe profilin ideologjik të Kurtit.

Shala ka thënë se Vetëvendosjes nuk ka pasur kurrë program. Ndërsa, kreut i saj, Albin Kurtit, i dihet profili ideologjik.

“Kurrë hiç, Vetëvendosja nuk ka pasur program”, është shprehur Shala.

“Profil ideologjik i Kurtit është i qartë, por VV’ja nuk ka pasur program kurrë”.

Tutje, Shala kujtoi kohën kur Kurti dhe subjekti i tij politik kundërshtonin pakon e Ahtisarit. Pako kjo e cila solli pavarësinë e Kosovës.

“Kur erdhi pakoja e Ahtisaarit, njerëzit u vranë në rrugë”, shtoi Shala.

(Kosova Sot Online)