Ngjarje e rëndë: Koronavirusi ia merr jetën 15-vjeçares

  • G.G /
  • 04 February 2021 - 09:36
Ngjarje e rëndë: Koronavirusi ia merr jetën 15-vjeçares

Sot është regjistruar një ngjarje e rëndë, ku një 15-vjeçare ka ndërruar jetë për shkak të Covid-19. E reja nuk ka mundur të fitojë betejen me virusin vdekjeprurës dhe si pasojë ka humbur jetën në spitalin e Thivas në Greqi.

Sipas mediave të huaja vajza ndërroi jetë, pasi i pushoi zemra, ndërsa doli pozitive pas pranimit në spital.

Gjithashtu, bëhet me dije se nëna e vajzës së ndjerë është e intubuar në spitalin Evangelismos, pasi është infektuar edhe ajo me Covid.

(Kosova Sot Online)