
Cedomir Jovanovic e Sheshel kapen keq, ndërhyn autori i emisionit

Politikani serb, Cedomir Jovanovic, e ka lëshuar studion e televizionit “Tv Happy” pas një përplasje që ka pasur me radikalin serb, Vosillav Sheshel.
Kjo ka ndodhur pasi Sheshel e ka akuzuar Jovanovicin se ka marrë pjesë në atentatin kundër Zoran Gjingjqit.
Drejtuesi i emisionit Milomir Maric ka insistuar që Jovanovic të mos e lëshojë debatin, megjithatë ky i fundit nuk është kthyer më në studio.
Jovanovic e Sheshel pothuajse përplasen ashpër sa herë që marrin pjesë në ndonjë emision televiziv.
https://www.youtube.com/watch?v=lPxCTDhl5xI&feature=emb_title
(Kosova Sot Online)