Shpërthen zjarri në spitalin COVID, tre pacientë të vdekur dhe një mjek

  • G.G /
  • 04 February 2021 - 11:12
Shpërthen zjarri në spitalin COVID, tre pacientë të vdekur dhe një mjek

Tre pacientë të shtrirë në repartin e kujdesit intensiv dhe një mjek, kanë humbur jetën nga shpërthimi i një zjarri në spitalin COVID në Ukrainë.

Autoritetet kanë deklaruar se zjarri ka shpërthyer në katin e parë të spitalit ku gjendeshin pacientët e futur në respiratorë, ndërsa të tjerët kanë arritur që të shpëtohen.

Shkaqet e zjarrit nuk dihen akoma.

https://www.youtube.com/watch?v=e3Iro0xaO-k&feature=emb_title

(Kosova Sot Online)