Avni Dehari punoi në institucione shtetërore për disa vjet, u pensionua në Kuvendin e Kosovës

  • G.G /
  • 04 February 2021 - 12:06
Avni Dehari punoi në institucione shtetërore për disa vjet, u pensionua në Kuvendin e Kosovës

Avni Dehari, babai i aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari, i cili vdiq në paraburgim në nëntor të vitit 2016, është i pesti me radhë në listën e kandidatëve të LVV-së për deputetë. Ai do të synojë ta fitojë një mandat si deputet në Kuvendin e Kosovës. Objekti i organit më të rëndësishëm ligjvënës, nuk është i panjohur për të.

Dy vjet pas çlirimit të Kosovës dhe kthimit të tij në Prishtinë më 1999, Avni Dehari ishte punësuar në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit. Aty ka punuar nga viti 2001 deri në vitin 2017, për të kaluar pastaj në një institucion edhe më të rëndësishëm. Në vitin 2008, Avni Dehari ishte punësuar në Kuvendin e Kosovës, institucion ku në atë kohë kryetar ishte Jakup Krasniqi nga PDK. Aty punoi edhe gjatë kohës kur kryetar ishte Kadri Veseli, deri në vitin 2012, kur edhe u pensionua.

Avni Dehari, 74 vjeçar e ka prejardhjen nga fshati Sllupçan, rrethi i Kumanovës, ndërsa me profesion është mësimdhënës i gjuhës dhe letërsisë shqipe.

Më 1974 ai ishte diplomuar në Fakultetin e Filologjisë ë Gjuhë dhe Letërsi Shqipe, në Universitetin e Prishtinës dhe nga viti 1969 deri më 1981 ka qenë mësimdhënës i gjuhës dhe i letërsisë shqipe në Ferizaj, Gjilan dhe në Kumanovë.

Në vitin 1981, ai ishte kishte shkuar në Zvicër, ku jetoi deri në vitin 1999.

Në vitet e 80-ta, Avni Dehari ishte anëtar i Lëvizjes Popullore të Republikës së Kosovës. 

(Kosova Sot Online)