Këto janë kërkesat e punëtorëve shëndetësorë për subjektet politike

  • G.G /
  • 04 February 2021 - 12:11
Këto janë kërkesat e punëtorëve shëndetësorë për subjektet politike

Federata Sindikale e Shëndetësisë së Kosovës ka bërë të ditur se iu është drejtuar partive politike, Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Partisë Demokratike të Kosovës, Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe Nisma Socialdemokrate me disa kërkesa.

Ndër kërkesat e punëtorëve shëndetësor rritja e buxhetit në shëndetësi. Plani i partive politike për menaxhimin e pandemisë Covid-19 e të tjera.

“Kërkesat e punëtorëve shëndetësor për partitë politike në kohë kur ata po e shpalosin programin e tyre janë:

1.Sa është e paraparë rritja e buxhetit në shëndetësi?

2.Si do të jetë plani juaj për menaxhimin e Pandemisë COVID-19?

3.Si do të përmirësohet mirëqenia e punëtorëve shëndetësor(pagat) forma dhe mënyra e saj?

Në fund Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës dhe anëtarësia e saj e gjërë me vëmendje do të përcjellin premtimet por njëkohësisht do të mbajnë në mend të gjitha ato të cilat nuk janë realizuar”, thuhet në njoftim.

(Kosova Sot Online)