Arrestohet një 54-vjeçar në Prishtinë, e përcjellte dhe e ngacmonte një person

  • G.G /
  • 04 February 2021 - 13:08
Arrestohet një 54-vjeçar në Prishtinë, e përcjellte dhe e ngacmonte një person

Policia Rajonale e Prishtinës ka njoftuar se ka arrestuar një 54-vjeçar me inicialet Sh.K, i cili ka ngacmuar një person dhe e ka përcjellë të njëjtin,

Arrestimin e tij e ka konfirmuar për express zëdhënësi i Policisë për këtë rajon, Agron Borovci.

Pas arrestimit me rekomandimin e prokurorit të shtetit, atij i është shqiptuar masa e ndalimit prej 48 orësh.

“Nga denoncimi i bërë në polici janë ngritur dyshimet se i dyshuari më datë 31.01.2021 rreth orës 09:00 ka ngacmuar ankuesin duke e përcjellë të njëjtin dhe duke i shkaktuar shqetësim me veprimet e tij. Ndërkohë që janë analizuar të gjitha rrethanat që kanë karakterizuar ngjarjen, policia ka krijuar versionin e hetimit duke identifikuar, lokalizuar vendndodhjen si dhe arrestuar të dyshuarin”, ka thënë Borovci.

(Kosova Sot Online)