Votat e diasporës i përplasin Vetëvendosjen dhe PDK-në në mbledhjen e KQZ-së

  • G.G /
  • 04 February 2021 - 14:29
Votat e diasporës i përplasin Vetëvendosjen dhe PDK-në në mbledhjen e KQZ-së

Kërkesa që të krijohet një komisioni për përcjelljen e postave nga jashtë Kosovës, ka shkaktuar përplasje në mes anëtarëve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Përfaqësuesi i KQZ-së, Sami Kurteshi, tha se votat duhet të mbërrijnë në kutinë postare të KQZ-së.

“Duhet të vendosim për çështjen e parë e cila është marrja e një vendimi për krijimin e një komisioni që përcjell postat jashtë Kosovës, si dhe caktimi i datës para ditës së zgjedhjeve për pranimin e postave deri në orën 19:00”, tha Kurteshi.

Ndërkohë, përfaqësuesi i PDK-së Arianit Elshani dhe kryesuesja e KQZ-së, Valdete Daka, kanë thënë se votat duhet të mbërrijnë në Fahun Postal, Posta numër 6, pasi sipas tyre, ashtu parasheh ligji.

Po ashtu, përfaqësuesi i LDK-së, Sami Hamiti lidhur me këtë adresim për postat e shpejta tha që adresa e fundit është Fahu Postal.

 “Adresa e fundit është Fahu Postal, posta më e shpejtë dhe çdo votë duhet të shkojë, pra posta numër gjashtë”, tha Hamiti.

(Kosova Sot Online)