Dalin detaje të reja nga vrasja e Shkëlzen Kastratit , 8 të arrestuar

  • G.G /
  • 04 February 2021 - 14:50
Dalin detaje të reja nga vrasja e Shkëlzen Kastratit , 8 të arrestuar

Mësohen detaje të reja nga operacioni i kontrolleve në disa qytete për vrasjen e Shkëlzen Kastratit më 1 shkurt në Fier.

Shkëlzen Kastrati i cili u vra në fshatin Sheq në Fier, 40 vjeç ishte me origjinë nga Kukësi.

Mendohet se ekzekutimi i tij ka ndodhur për arsye të hakmarrjes, pasi vëllai i tij Kelmend Kastrati ka kryer një vrasje rreth 7-8 vite më parë, po në Fier.

Viktima po udhëtonte me një automjet që nuk ishte regjistruar në emër të tij, po në emër të një personi tjetër.

Rreth 7-8 persona janë shoqëruar vetëm në Durrës, kurse një tjetër po merret në pyetje në Fier. Më parë të ndaluar pati edhe në Tiranë.

Prokuroria po heton të gjitha pistat e vrasjes, përfshirë edhe ata që kanë pasur konflikte me të apo familjarë të tij.

Atentat në Fier ndaj Shkëlzen Kastratit/ Hasmëria 22-vjeçare mes dy fiseve Binjaku dhe Kastrati

Ndërkohë është marrë dhe dokumentacioni i automjetit tip ‘’Range Rover’’ me targa greke, që autori dyshohet se e përdori dhe e dogji poshtë mbikalimit të Baltazezës pasi kreu atentatin.

(Kosova Sot Online)