AAK gjobitet përsëri me 2 mijë euro për shkelje të masave anti-COVID

  • A.P /
  • 04 February 2021 - 17:10
AAK gjobitet përsëri me 2 mijë euro për shkelje të masave anti-COVID

Komuna e Prishtinës ka vazhduar me gjobat për partitë politike që nuk po përfillin masat anti-COVID duke organizuar tubime elektorale me shumë njerëz.

Një të tillë e ka marrë sot edhe AAK.

Drejtori i Inspektoratit, Adonis Tahiri, me anë të një postimi në Facebook, ka bërë të ditur se partia e Ramush Haradinajt është dënuar me dy mijë euro gjobë.

 “Askush mbi ligjin! Grumbullim i më shumë njerëzve – në kundërshtim me vendimin qeveritar;

Shkelje e Ligjit për parandalim dhe luftim te Covdi19!”, ka shkruar ai.

(Kosova Sot Online)