Lexoni edhe:
Vjehrri rrah dy nuset, pastaj djali e rreh babain e tij
Shumë rumunë u mobilizuan këtë javë në mediat sociale për të bindur Kishën Ortodokse ta ndryshojë ritin e pagëzimit pas vdekjes së një foshnjeje në një ceremonie të tillë.
“Vdekja e një të porsalinduri për shkak të kësaj praktike është një tragjedi e madhe. Ky rrezik duhet të eliminohet…”, thanë iniciatorët e peticionit në internet, i cili deri më tani ka mbledhur më shumë se 56,000 nënshkrime.
Vjehrri rrah dy nuset, pastaj djali e rreh babain e tijLexoni edhe:
Foshnja gjashtë javëshe vdiq në spital të hënën, menjëherë pas pagëzimit që iu bë në një kishë në Suceava.
Sipas ritit, foshnja ishte zhytur tri herë në ujin e bekuar. Pastaj u sëmur dhe vdiq disa orë më vonë në spital.
Një autopsi gjeti lëng në mushkëritë e foshnjes, ndërkohë u hap një hetim ndaj priftit që drejtoi ceremoninë për vrasje nga pakujdesia.
Disa raste të tilla kanë ndodhur në vitet e fundit, sipas raportimeve të mediave atje.
Zëdhënësi i Kishës Ortodokse, Vasile Banescu tha se priftërinjtë thjesht mund t’i spërkasnin të sapolindurit me pak ujë në ballë për të shmangur tragjedi të tilla.
Por kryepeshkopi Theodosius, udhëheqës i krahut të fortë të kishës, tha se riti nuk do të ndryshojë.
(Kosova Sot Online)