Lexoni edhe:
Ambasada britanike publikon fotografitë e partive që po shkelin masat
Inspektorati i Prishtinës e ka gjobitur me 2 mijë euro Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës për shkak të tubimit të mbajtur në kryeqytet.
Kështu ka bërë të ditur drejtori i Inspektoratit, Adonis Tahiri, përmes një postimi në Facebook.
“Askush mbi ligjin! Grumbullim i më shumë njerëzve – në kundërshtim me vendimin qeveritar; Shkelje e Ligjit për parandalim dhe luftim te Covdi19”, ka shtkuar Tahiri.
Ambasada britanike publikon fotografitë e partive që po shkelin masatLexoni edhe:
Ky reagim erdhi pasi Daut Haradinaj kishte publikuar disa fotografi gjatë një takimi me disa të rinj në Prishtinë, duke organizuar një tubim në këtë qytet në kundërshtim me vendimin e fundit të Qeverisë së Kosovës për masat për COVID-19.
Inspektorati i Prishtinës qysh nga fillimi i parafushatës ka njoftuar se të gjitha partitë që organizojnë tubime në kryeqytet do të gjobiten.
(Kosova Sot Online)