Aksident në Slivovë të Prishtinës, lëndohen tre persona

  • A.P /
  • 04 February 2021 - 22:02
Aksident në Slivovë të Prishtinës, lëndohen tre persona

Një vetaksident trafiku ka ndodhur rreth dy orë më parë në fshatin Slivovë të Prishtinës.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila tha se tre persona janë lënduar nga ky vetaksident.

“Sot rreth orës 19:30, në fshatin Slivovë,  ka ndodhë një aksident trafiku, ku një veturë e cila ishte në lëvizje,  ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga. Bazuar në të dhënat e deritanishme tre  persona janë lënduar dhe janë shkaktuar dëme materiale.

Personat e lënduar  janë dërguar për trajtim mjekësor. Me  rastin po merret njësiti trafikut”, tha Ahmeti. 

(Kosova Sot Online)