Rusi refuzon ta lëshoj hotelin ku ishte akomoduar, kosovarja e lajmëron në polici

  • G.G /
  • 05 February 2021 - 11:08
Rusi refuzon ta lëshoj hotelin ku ishte akomoduar, kosovarja e lajmëron në polici

Një femër dje ka raportuar në Policinë e Kosovës,  se një shtetas rus me nënshtetësi gjermane ka refuzuar ta lëshoj hotelin në të cilin ishte akomoduar.

Sipas njoftimit të policisë, i njëjti nuk e kishte kryer as pagesën.

I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë.

“Prishtinë 04.02.2021 – 12:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull Rus me shtetësi Gjermane  për shkak se ankuesja femër kosovare ka raportuar se i dyshuari  kishte refuzuar të dal nga hoteli i cili kishte qenë i akomoduar dhe nuk e kishte bërë pagesën. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë, rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në njoftimin e policisë. 

(Kosova Sot Online)