Gjendet një mjet shpërthyes midis parkut në Ferizaj

  • G.G /
  • 05 February 2021 - 11:12
Gjendet një mjet shpërthyes midis parkut në Ferizaj

Një mjet shpërthyes është gjetur dje në Parkun e Lirisë në qytetin e Ferizajt.

Sipas policisë për këtë mjet shpërthyes ka njoftuar një qytetar.

Mjeti është tërhequr nga njësiti për deminim i FSK’së dhe KFOR’it.

“Ferizaj 04.02.2021-17:10.  Një mashkull kosovar ka raportuar se në parkun e Lirisë ka vërejtur një mjetë të dyshuar të pashpërthyer. Njësiti përkatës policor ka siguruar vendin e ngjarjes derisa njësiti për deminim i FSK-së dhe KFOR-it  kanë bërë tërheqjen e mjetit pa incidente”, thuhet në njoftimin e policisë.

(Kosova Sot Online)