Djali ia vodhi me forcë 130 euro babait në Gjakovë

  • G.G /
  • 05 February 2021 - 11:15
Djali ia vodhi me forcë 130 euro babait në Gjakovë

Një burrë në Gjakovë ka njoftuar Policinë se djali i tij ka grabitur me forcë kuletën e tij në të cilin ishin 130 euro.

Policia njofton se viktima ka pranuar trajtim mjekësor ndërsa rast po vazhdon të hetohet.

“Viktima mashkull kosovar ka raportuar se djali i tij i dyshuari mashkull kosovar me forcë i ka grabitur portofolin me 130€. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor ndërsa rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë.

(Kosova Sot Online)