Albulena Haxhiu: Vota për numrin 1 nuk është e pavlefshme as për subjektin dhe as për kandidatët tjerë

  • 05 February 2021 - 12:31
Albulena Haxhiu: Vota për numrin 1 nuk është e pavlefshme as për subjektin dhe as për kandidatët tjerë

Anëtarja e Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu ka thënë që të gjithë votat për numrin 1 në listën zgjedhore të kësaj partie do të numërohen.

“Të gjitha votat për numrin 1 në listën e LV, numërohen. Vota për numrin 1 në listën tonë nuk është votë e pavlefshme as për subjektin dhe as për kandidatët tjerë. Vota për numrin 1 është votë për praninë që nuk mund të bëhet mungesë. Çdo votë për numrin 1 është votë për Albin Kurtin. Është votë kundër padrejtësisë që u bë nga institucionet e kapura”, ka thënë ajo.

Postimi i plotë:

Të gjitha votat për numrin 1 në listën e LV, numërohen. Vota për numrin 1 në listën tonë nuk është votë e pavlefshme as për subjektin dhe as për kandidatët tjerë.

Vota për numrin 1 është votë për praninë që nuk mund të bëhet mungesë.

Çdo votë për numrin 1 është votë për Albin Kurtin. Është votë kundër padrejtësisë që u bë nga institucionet e kapura.

Disa pushtetarë, me anë të kontrollit që kanë mbi KQZ e institucione të tjera, e bënë këtë veprim vetëm që të pamundësojnë atë që dihet, që Kurti do të legjitimohet kësaj radhe me një numër shumë të madh e historik votash. Ata i tremben legjitimimit dhe mbështetjes për Kurtin sepse e dinë që atë legjitimitet ai do ta përdorë për ta luftuar korrupsionin dhe për ta zhvilluar vendin. Por, Kurti mund ta marrë legjitimitetin edhe kështu, duke votuar numrin 1 në listë prandaj pas numrit 127, numrit të Lëvizjes, vazhdoni me numrin 1!

(Kosova Sot Online )