Rrahje masive në Podujevë, arrestohen pesë persona

  • S.A /
  • 05 February 2021 - 12:21
Rrahje masive në Podujevë, arrestohen pesë persona

Disa persona pas një mosmarrëveshje janë rrahur mes vete.

Sipas raportit të policisë, ngjarja ka ndodhur të enjten rreth orës 07:41, në Podujevë.

Siç thuhet në raport, si pasojë e rrahjes një person ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor.

“Është raportuar se si pasoj e një mosmarrëveshje kishte ndodhë  një rrahje në mes të disa personave meshkuj kosovarë. Si pasojë e rrahjes një person ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor”, thuhet në raport.

Tutje në raport thuhet se pesë të dyshuar janë arrestuar dhe pas intervistimit me vendim  të prokurorit dy prej tyre  janë dërguar në mbajtje ndërsa tre të tjerët janë liruar në procedurë të rregullt.

(Kosova Sot Oline )