Shtohen edhe dy komuna në zonën e kuqe

  • G.G /
  • 05 February 2021 - 15:15
Shtohen edhe dy komuna në zonën e kuqe

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar për kategorizimin e ri të komunave sipas zonave.

Në zonën e kuqe tani janë: Prishtina, Fushë-Kosova, Zveqani dhe Suhareka.

Në zonën e verdhë janë: Lipjani, Obiliqi, Vushtrria, Prizreni, Peja, Gjakova, Podujeva, Ferizaj, Mitrovica e Jugut dhe ajo e Veriut.

Në zonën e gjelbër janë: Vitia, Rahoveci, Gjilani, Dragashi, Drenasi, Istogu, Klina, Skenderaj, Deçani, Kamenica, Malisheva, Juniku, Kacaniku, Kllokoti, Leposaviqi, Zubin Potoku, Mamusha, Novobërda, Hani i Elezit, Parteshi, Ranillugu, Shtërpca, Graçanica dhe Shtimja.

Në ndërkohë gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.951 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 284 raste pozitive.

Brenda 24 orëve janë raportuar 5 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Dragash 1 rast (81 vjeç), Mitrovicë 1 rast (73 vjeç), Obiliq 1 rast (86 vjeç), Pejë 1 rast (83 vjeç) dhe Podujevë 1 rast (67 vjeç). 

(Kosova Sot Online)