Aleksander Vuçiq: Do të investojmë sado që duhet për ta filluar prodhimin e vaksinës ruse

  • E.K /
  • 05 February 2021 - 16:00
 Aleksander Vuçiq: Do të investojmë sado që duhet për ta filluar prodhimin e vaksinës ruse

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq, ka thënë se vendi i tij do të investojë sa të jetë e nevojshme për ta filluar prodhimin e vaksinës ruse “Sputik V” në fund të këtij viti.

Pritet që një grup i ekspertëve rusë ta vizitojë Serbinë javën e ardhshme. Ata do të zhvillojnë bisedime rreth prodhimit të vaksinës ruse në Serbi, raporton Reuters.

Vuçiqi tha se ai dhe homologu rus, Vladimir Putin, kanë bërë marrëveshje fillestare rreth nisjes së procedurës së prodhimit, të cilën e përshkroi si të ndërlikuar dhe të vështirë.

Me mbi 530.000 persona apo 7.5 për qind të popullsisë që tashmë e ka marrë vaksinën kundër Covid-19. Serbia është në mesin e shteteve me numrin më të lartë të të vaksinuarve për 100 banorë.

Përqindje më të lartë të personave të vaksinuar deri më tani kanë vetëm Izraeli, Britania e Madhe dhe Shtetet e Bashkuara.

(Kosova Sot Online)