Osmani vazhdon me sulmet ndaj KQZ’së: Vendimet kanë qenë politikisht të skajshme

  • E.K /
  • 05 February 2021 - 21:36
 Osmani vazhdon me sulmet ndaj KQZ’së: Vendimet kanë qenë politikisht të skajshme

Vjosa Osmani, ushtruese e detyrës së presidentit, njëherit edhe kandidate për deputete nga radhët e listës së përbashkët të Lëvizjes Vetëvendosje, ka vazhduar të njëjtin diskurs karshi Komisionit Qëndror Zgjedhor.

Osmani ka deklaruar se vendimet e KQZ’së të dala nga mbledhja për certifikimin e kandidatëve dhe listave të subjekteve politike për zgjedhjet e 14 shkurtit kanë qenë “politikisht të skajshme”.

“Atë ditë, mënyra se si ka rrjedhë ajo mbledhje e KQZ’së, është parë si politizim i skajshëm i vendimeve. Unë do të ftoja që të gjithë të dëgjojnë mbledhjen, përfshi pjesët lexoni si ta kemi shkruar, si jemi marrë vesh etj”, ka thënë Osmani.

Tutje, kandidatja e shpallur nga subjekti politik Vetëvendosje si presidente ka komentuar edhe deklaratën e shteteve të QUINT’it, për të cilën ka thënë se ishte e qartë që kritikat ishin për KQZ’në.

Ndryshe, shtetet e QUINT’it kanë kërkuar që të ndalohen sulmet karshi kryetares së KQZ’së, Valdete Daka.

(Kosova Sot Online)