Thaçi për premtimet e partive politike: Nuk bëhet fjalë për diçka reale, por shatërvan dëshirash

  • E.K /
  • 05 February 2021 - 22:12
 Thaçi për premtimet e partive politike: Nuk bëhet fjalë për diçka reale, por shatërvan dëshirash

Analisti Jusuf Thaçi ka folur rreth programeve të subjekteve politike në kohë të fushatës. Thaçi tha se premtimet në programet qeverisëse nuk janë reale, por shatërvan dëshirash.

Kjo për shkak se, sipas Thaçit, subjektet politike ofrojnë programe që kanë koston tre-katërfish më të lartë se buxheti i shtetit.

“Na e ke mi një buxhet stabil me rritje progresive, në ndërkohë kur vjen koha e fushatave, partitë politike ofrojnë programe që kanë koston tre-katërfish më të lartë e buxhetit. Me automatizëm e kupton që nuk është fjala për diçka reale por për fontanë dëshirash” , është shprehur Thaçi.

Tutje, ai kujtoi disa nga premtimet e partive politike që nuk u realizuan kurrë në Kosovë.

“Të gjithëve na kujtohen premtimet politike si ‘200 mijë vende të punës’”.

“Edhe pse diçka të tillë kishte bërë edhe LDK’ja duke premtuar 150 mijë vende të punës”.

“Pra, varësisht çka kërkojnë qytetarët, partitë politike e konvertojnë në program”, shtoi Thaçi.

(Kosova Sot Online)