Hoxhaj për akuzat e Fatmir Limajt: Në Nisma nuk njihen për lexim librash

  • S.A /
  • 06 February 2021 - 07:43
Hoxhaj për akuzat e Fatmir Limajt: Në Nisma nuk njihen për lexim librash

Kandidati i PDK’së për kryeminsitër, Enver Hoxhaj,  ka folur lidhur me akuzat që po ia bën Fatmir Limaj dhe partia e tij. Limaj po e akuzon Hoxhajn lidhur me një citat të një libri të cilin e ka botuar ky i fundit. Ndërkohë që Hoxhaj tha se Nisma nuk njihen për lexim librash. “Nuk besoj e kanë lexu të gjithë librin. Nisma nuk dallohet për lexim të librave”, është shprehur Hoxhaj.

Tutje, Hoxhaj sqaroi pse nuk hyri në një koalicion me Nismën, temë për cilën ishin takuar.

“Jemi takuar, nuk ka pasur vullnet nga kryesia e PDK’së. Detyrë e imja është që t’i përfaqësojë interesat e PDK’së. Unë bëj betejë cdo ditë në terren, që të marrë sa më shumë mbështetje me PDK’në”, ka thënë Hoxhaj.

“Shumë anëtarë të Nismës po i bashkohen PDK’së, përpjekja e vetme e tyre për ta ndalur këtë largim të anëtarëve të tyre, pastaj po merren me mu”, shtoi Hoxhaj.

(Kosova Sot Online )