Gjendet i mbytur një 50-vjeçar në breg të detit në Durrës

  • E.K /
  • 06 February 2021 - 10:24
Gjendet i mbytur një 50-vjeçar në breg të detit në Durrës

Ditën e sotme është gjetur një trup i pajetë i një personi të mbytur në bregdetin e Durrësit.

Sipas uniformave blu, trupi i pajetë u gjet rreth orës 07:30, në lagjen nr.13. Sipas bluve, nga këqyrja paraprake nuk konstatohen shenja dhune.

Njoftim i policisë:

Më datë 06.02.2021, në orën 07:30, në lagjen nr.13, Durrës, është gjetur i mbytur në breg të detit, një shtetas i seksit mashkull rreth 50 vjeç, ende i paidentifikuar.

Nga këqyrja paraprake nuk konstatohen shenja dhune. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

(Kosova Sot Online)