Hajnat vjedhin barna në bodrumin e QKMF-së në Prizren

  • E.K /
  • 06 February 2021 - 10:46
Hajnat vjedhin barna në bodrumin e QKMF-së në Prizren

Një vjedhje e rëndë ka ndodhur dje gjatë orës 2 të mëngjesit në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familje në Prizren.

Disa persona kanë hyrë në me forcë në bodrumin e QKMF-së dhe kanë vjedhur sasi të ndryshme të barnave.

Policia njofton se është duke u hetuar rasti.

“Rr. Xhemal Bjediq, Prizren 05.02.2021 – 02:00. Ankuesi mashkull  kosovar punëtor i sigurimit, ka informuar se persona të pa njohur kanë depërtuar me forcë në bodrumin e QKMF dhe kanë vjedhur sasi të ndryshme të barnave. Njësia përkatës policore është duke hetuar rastin”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës. 

(Kosova Sot Online)