Llugë në këtë vend, grumbullohen mijëra njerëz

  • E.K /
  • 06 February 2021 - 12:20
Llugë në këtë vend, grumbullohen mijëra njerëz

Mijëra fermerë në pjesë të ndryshme të Indisë i bllokuan rrugët me traktorë e kamionë për t’i bërë trysni qeverisë që të tërhiqet nga vendimi për reforma në bujqësi, të cilat kanë nxitur protesta për disa muaj.

Përderisa protestat e para ishin organizuar nga kultivuesit e orizit dhe grurit nga pjesa veriore e Indisë, përkrahja për ta tashmë është rritur sidomos në rajonet ku nuk është në pushtet partia e kryeministrit Narendra Modi.

Qeveria qendrore ka ofruar kompromise për fermerët, por ka refuzuar që t’i shfuqizojë tri ligjet që i miratoi vitin e kaluar, sepse thotë se ato janë jetike për sjelljen e investimeve të reja në këtë sektor që përbën rreth 15 për qind të ekonimisë indiane dhe në të cilin është e angazhuar rreth gjysma e fuqisë punëtore.

Megjithatë, bujqit kanë frikë se reformat do t’i lënë ata në mëshirën e blerësve të korporatave të mëdha, duke u dhënë fund në mënyrë graduale blerjeve të garantuara nga qeveria, kryesisht për grurin dhe orizin.

Bllokimi i rrugëve në pjesë të ndryshme të vendit zgjati tri orë dhe u organizua rreth mesditës, me përjashtim të kryeqytetit dhe disa rajoneve tjera, shkruan Reuters.

Dhjetëra mijëra fermerë e kanë sfiduar dimrin duke fjetur pranë rrugëve për muaj të tërë. Protestat e tyre kanë qenë kryesisht paqësore, me përjashtim të 26 janarit, kur fermerët u përleshën me policinë.

(Kosova Sot Online)