Fondacioni që po kërkon para për Hashim Thaçin, publikon një video të tij, ia jep meritat për bombardimin e Serbisë

  • G.G /
  • 06 February 2021 - 12:37
Fondacioni që po kërkon para për Hashim Thaçin, publikon një video të tij, ia jep meritat për bombardimin e Serbisë

Fondacioni “Përkrahje për Mbrojtjen Juridike të Hashim Thacit”, përmes një videoje dhe postimi në llogarinë në rrjetet sociale, sot në 22 vjetorin e nisjes së punimeve të Konferencës së Rambujesë, ka kujtuar kohën kur delegacioni i Kosovës udhëhiqej nga Hashim Thaci si lider politik i Ushtrisë Clirimtare të Kosovës.

Pjesëmarrja e delegacionit të Ushtrisë Clirimtare të Kosovës në kuadër të delegacionit të Kosovës ishte cilësuar gjithnjë si tregues i pjekurisë së lidershipit të saj, që cështjen e Kosovës e ndërkombtarizoi në shkallën më lartë.

“Më 6 shkurt 1999, për herë të parë në histori, Kosova ishte e pranishme në një konferencë ndërkombëtare, të organizuar nga shtetet e Grupit të Kontaktit në Rambuje të Francës. Në krye të delegacionit të Kosovës, që përbënte forcat themelore politike, ishte përfaqeësuesi politik i Ushtrisë Clirimtare të Kosovës, Hashim Thaci.

https://fb.watch/3uejZoBi9d/

(Kosova Sot Online)