Salihu: E frikshme që mund ta kemi një presidente pa mendim të saj dhe lehtë të ndikueshme

  • E.K /
  • 06 shkurt 2021 - 13:43
Salihu: E frikshme që mund ta kemi një presidente pa mendim të saj dhe lehtë të ndikueshme

Njohësi i çështjeve politike, Fitim Salihu, ka reaguar pas deklaratave të ushtrueses së detyrës së Presidentit të Kosovës, Vjosa Osmanit, e cila ka thënë se deklaratat që i kishte bërë në të kaluarën për tashmë partnerin e saj të koalicionit, Albin Kurtin, kanë qenë të ndikuara edhe nga LDK-ja.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Salihu ka thënë se është e frikshme që potencialisht vendi mund të ketë një presidente pa mendim të saj edhe lehtësisht të ndikueshme prej të tjerëve.

Salihu ka pyetur se si mund të zgjidhet në këtë pozitë dikush “që mund ta ndikojë dhe ta mashtrojë i pari që i del në rrugë”.

“E frikshme qe potencialisht mund ta kemi nje Presidente pa mendim te saj dhe lehtesisht te ndikueshme prej te tjereve. Presidenti eshte edhe Komandant Suprem edhe, me gjase, negociator me Serbine. Si mund te zgjedhet ne kete pozite te ndjeshme dikush qe mund ta ndikoje dhe ta mashtroje i pari qe i del ne rruge?!”, ka shkruar Salihu.

Ndryshe, Osmani ka thënë se ka pasë paragjykime ndaj Kurtit në bazë të “konstruksioneve të ndërtuara në LDK”.

“Është e vërtetë që për një kohë të gjatë kam qenë e rrethuar me njerëz që kanë ndërtuar koncesione të tilla dhe që ka qenë e pamundur t’i vërtetosh. S’kam pasë kontakt me Kurtin që ta njihja mirë. Kam pasë paragjykime bazuar në ato konstruksione në partinë ku isha”

“Tani, sidomos në këtë vitin e fundit, kam arritur ta shoh dhe ta njoh nga afër gjithë qëllimin e tij të mirë për vendin tonë. Në qoftë se janë thënë gjëra të ashpra gjatë fushatës kanë qenë të ndikuara. Realiteti është krejt i kundërt nga ato konstruksione”, ka thënë Osmani.

https://www.facebook.com/fitim.salihu1/posts/10225671417191976

(Kosova Sot Online)