Çmimi i rëndë që po paguan Dubai për miliona turistë në kohë pandemie

  • E.K /
  • 06 February 2021 - 14:25
Çmimi i rëndë që po paguan Dubai për miliona turistë në kohë pandemie

Nëse hedhim një sy në rrjete sociale, duket se në Dubai jeta është kthyer në normalitet dhe pandemia është një realitet i largët.

Në javët e fundit, qyteti është vizituar nga miliona turistë, veçanërisht europianë që duan t’i shpëtojnë dimrit dhe bllokimeve të rrepta të koronavirusit.

Por ndërsa vizitorët u dyndën atje gjatë sezonit, virusi pashmangshmërisht “mbërtheu” qytetin, megjithë masat paraprake që synonin të kufizonin përhapjen e tij. Rastet filluan të rriteshin, duke u katërfishuar që nga nëntori.

Megjithatë, edhe kur infeksionet me Covid-19 u rritën ndjeshëm, imazhet nga Dubai, veçanërisht nga yjet e Instagramit, nuk ndaluan në asnjë moment.

(Kosova Sot Online)