Vdiq 25 vjeçarja, u kafshua nga qeni derisa ishte në gjumë

  • A.P /
  • 06 February 2021 - 19:31
Vdiq 25 vjeçarja, u kafshua nga qeni derisa ishte në gjumë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Birmingham të Anglisë, ku një 25-vjeçare ka humbur jetën në mënyrë tragjike pasi qeni i saj e kafshoi në dorë duke i këputur damarët.

Ajo është kafshuar nga qeni teksa ishte duke fjetur gjumë.

Sipas fqinjëve, në momentin e ngjarjes, në shtëpi nuk ishte askush tjetër veç të resë dhe nuk arriti të merrte ndihmën e shpejtë duke humbur kështu jetën.

(Kosova Sot Online)