Mediat serbe interesohen nëse Thaçi e ish-luftëtarët e UÇK’së në Hagë do të votojnë në zgjedhjet e 14-shkurtit

  • E.K /
  • 07 February 2021 - 11:32
Mediat serbe interesohen nëse Thaçi e ish-luftëtarët e UÇK’së në Hagë do të votojnë në zgjedhjet e 14-shkurtit

Mediat serbe kanë shfaqur interesimin të dinë nëse ish-luftëtarët e UÇK-së të cilët janë në Hagë do të votojnë në zgjedhjet e 14-shkurtit.

Mediat serbe shkruajnë se “Ish-krerët dhe anëtarët e UÇK-së që janë në paraburgim në Hagë do të kenë mundësinë të japin votën e tyre në zgjedhjet e ardhshme parlamentare në Kosovë. Kjo i është konfirmuar Tanjug nga Këshillat e Specializuara të Kosovës me seli në Hagë”.

“Paneli i specializuar, brenda kornizës së duhur ligjore, do t’u sigurojë ndihmë të burgosurve për të ushtruar të drejtën e tyre për të votuar në zgjedhjet e ardhshme,” është thënë për Tanjug.

“Nga paraburgimi në Hagë, do të jenë në gjendje të votojnë: ish-presidenti i të ashtuquajturës Kosova dhe ish-komandanti i UÇK-së Hashim Thaçi, si dhe krerët Jakup Krasniqi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Salih Mustafa. Të drejtën e votës nga paraburgimi do ta kenë edhe Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj, të cilët, si president dhe nënkryetar i Shoqatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, janë akuzuar për frikësimin e dëshmitarëve duke zbuluar identitetin e tyre për publikun”, thuhet nga mediat serbe.

(Kosova Sot Online)