COVID-19 i merr jetën mjekut shqiptar

  • E.K /
  • 07 February 2021 - 15:33
COVID-19 i merr jetën mjekut shqiptar

COVID-19 i ka marrë jetën një tjetër mjeku shqiptar. Bëhet fjalë për mjekun e njohur nga Berati, Josif Dena.

Ai ishte i shtruar në Spitalin “Shefqet Ndroqi” prej dy javësh, ndërsa ditët e fundit ishte intubuar.



Ai lindi në 15 shkurt 1949 dhe pas përfundimit të Fakultetit të Mjekësisë ka punuar si endokrinolog në Spitalin Rajonal të Beratit,deri në daljen në pension disa muaj më parë.

72-vjeçari Dena, një nga mjekët më të njohur të qytetit do të mbahet mend nga të gjithë qytetarët beratas si një njeri human, bujar e kurajoz.

(Kosova Sot Online)