Gjinovci: Abdixhiku mbajti ders në studio, s’mujta me dëgju

  • A.P /
  • 07 February 2021 - 23:04
Gjinovci: Abdixhiku mbajti ders në studio, s’mujta me dëgju

Aktivisti politik, Rron Gjinovci ka komentuar intervistën e anëtarit të LDK’së, Lumir Abdixhiku.

Abdixhiku  foli shumë çështje ndërkohë tha se LDK’së po i faturohen padrejtësisht dështimet që kanë ndodhur në Kosovë gjatë viteve të fundit.

Mirëpo Gjinovci kishte kritika për të dhe subjektin e tij duke thënë se ata nuk marrin përgjegjësi për shumë vite dështime dhe dështim në menaxhim të pandemisë.

“Abdixhiku mbajti ders në studio, s’munda me ngu. Na foli tërë kohën duke thënë se kinse partia e tij nuk është fajtore për këtë që ka ndodhur 20 vite në Kosovë. Ai na tha se janë një grup i njerëzve të mirë dhe dështimet nuk bënë t’iu faturohen atyre. Unë kam një pyetje. Pse nuk jua pa hajrin askush këto vite në qeverisje? Na foli shumë për ekonomi. Na vec për ekonomi kemi dëgjuar këto vitet e fundit në Kosovë. Tani ën pandemi e kemi parë. Cfarë masave që iu bënë dëm ekonomisë dhe nuk kishin lidhje logjike. Na thanë që janë eksperta të ekonomisë. Tash kemi mundur të shohim në një kohë krize të thellë se cfarë ekonomie proklamuan këta. Por masat e tyre kur dënoheshin njerëzit duke ecur vetëm rrugës dhe pa maska nëpër restauronte atëherë e sheh se këta nuk kanë aq shumë lidhje sa proklamojnë. Eksperta të ekonomisë ju thonë vetes por pak lidhje kanë me ekonomi”, tha ai.


(Kosova Sot Online)