Festë e “çmendur”: Të rinjtë hidhen nga ballkoni pasi ju troket në derë policia

  • E.K /
  • 08 February 2021 - 09:23
Festë e “çmendur”: Të rinjtë hidhen nga ballkoni pasi ju troket në derë policia

Nuk shkoi sipas planit. Tetë të rinj janë gjobitur në Greqi me 300 euro për shkelje të masave kundër koronavirusit.

Ata ishin mbledhur në një apartament në qendër të Selanikut dhe po festonin nën tingujt e muzikës.

Volumi dhe zhurma shqetësuan fqinjët që njoftuan policinë.

Në momentin që erdhi policia, mediat greke shkruajnë se dy nga të rinjtë u hodhën nga ballkoni, por nuk i shpëtuan gjobës.

(Kosova Sot Online)