Morën pjesë në protestat e Navalny, sot do të dëbohen nga Moska 3 diplomatë

  • E.K /
  • 08 February 2021 - 11:59
Morën pjesë në protestat e Navalny, sot do të dëbohen nga Moska 3 diplomatë

Rusia do të përzërë sot nga vendi tre diplomatë të huaj që i përkasin Suedisë, Gjermanisë dhe Polonisë, me akuzën se kanë qenë organizatorë të protestave popullore kundër arrestimit të Aleksei Navalnit.

Shefi për Politiken e Jashtme në BE, Josep Borrell që vizitoi vendin të premten dhe u takua edhe me ministrin e Jashtëm rus, Sergei Lavrov i dënoi këto veprime duke këmbëngulur se asnjë diplomati të vendeve anëtare nuk i lejohet një veprim i tillë.

Kujtojmë që kreu i opozitës ruse, Alexei Navalny është dënuar me dy vite e gjysmë burgim. Vendimi është dhënë nga Gjykata e Moskës, të martën e 2 shkurtit. Arsyeja e këtij dënimi, është mos respektimi i detyrimit të paraqitjes nga ana e Navalny-t, gjatë muajve gusht-dhjetor 2020.

(Kosova Sot Online)