Në 24 orët e fundit, ndalohen 15 persona dhe paraqiten 4 kërkesa për paraburgim

  • E.K /
  • 08 February 2021 - 12:44
Në 24 orët e fundit, ndalohen 15 persona dhe paraqiten 4 kërkesa për paraburgim

Prokurori i Shtetit ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit në Kosovë janë ndaluar 15 persona.

Gjatë kësaj kohe janë paraqitur 4 kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj 5 personave.

Njoftimi i plotë:

Prokurori i Shtetit ju njofton se gjatë 24 orëve të fundit me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar pesëmbëdhjetë (15) persona dhe janë paraqitur katër (4) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit kundër pesë (5) personave.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, me urdhër të prokurorit ka ndaluar dhjetë (10) persona të dyshuar dhe ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një (1) person.

Prokuroria Themelore në Prizren, ka bërë ndalimin e katër (4) personave për 48 orë dhe ka bërë tri (3) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit kundër katër (4) personave.

Prokuroria Themelore në Pejë, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person. Me aktvendim të prokurorit të shtetit i dyshuari është dërguar në ndalim 48 orësh.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi të dyshuar.

(Kosova Sot Online)