I dyshuari për plagosjen e 39-vjeçarit në Prizren ndodhet në arrati

  • G.G /
  • 08 February 2021 - 13:24
I dyshuari për plagosjen e 39-vjeçarit në Prizren ndodhet në arrati

I dyshuari për plagosjen e V.H., 39-vjeçar, në lagjen Bazhdarhane të Prizrenit ndodhet në arrati.

Plagosja e tij ndodhi mëngjesin e sotëm, teksa viktima është dërguar për trajtim mjekësor.

Sipas zëdhënësit të Policisë për Rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi, hetuesit policorë janë “në rrugë të mbarë lidhje me këtë rast”. Teksa nuk tregoi nëse është identifikuar i dyshuari.

Ende nuk janë bërë të ditura rrethanat që kanë çuar deri në plagosjen e këtij personi, por që njësitet policore janë në fazën fillestare të hetimeve dhe se më vonë do të bëhen të ditura detajet shtesë.

(Kosova Sot Online)