Albin Kurti e Glauk Konjufca në fushatë bashkë në Kamenicë

  • E.K /
  • 08 February 2021 - 13:59
Albin Kurti e Glauk Konjufca në fushatë bashkë në Kamenicë

Kandidati për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti dhe numri tre i listës së VV’së, Glauk Konjufca kanë dalë sot bashkë në fushatë. Ata nuk shihen shpesh bashkë në fushatë, e spekulohet se as nuk kanë raporte të mira brenda partisë.

Kurti dhe Konjufca, për të cilët herë pas herët përflitet se nuk kanë raporte të mira, sot kanë shkuar bashkë në Kamenicë.

Në fushatë, të dy nuk janë parë shpesh bashkë. Megjithatë sot, zyrtari i VV’së, Ilir Kërçeli ka publikuar një fotografi me Konjufcën e Kurtin në një kafene.

Vetë Kurti dhe vetë Konjufca asnjëherë nuk kanë pranuar publikisht se kanë ndonjë mosmarrëveshje mes vete, sa herë që ata janë pyetur për këtë.

Mirëpo, deklarata të herëpashershme të Konjufcës kanë lënë të kuptohet se ndonjëherë ai s’është pajtuar me Kurtin.

Pas rrëzimit të Qeverisë së Albin Kurtit, Konjufca në RTV Dukagjini pati thënë se është gabim të thuhet se SHBA’ja e ka rrëzuar atë.

“Ne mund të themi që emisari i presidentit Trump nuk është i kënaqur me reciprocitetin, por unë nuk mund të them që Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si shtet, e kanë rrëzuar qeverinë e Kosovës. Është gabim”, kishte deklaruar Konjufca.

Ndërkaq grafitë grafitë, pa autorë të ditur, janë shfaqur nëpër kryeqytet.

Në ta është i markuar me X emri i numrit dy të listës së Vetëvendosjes, Vjosa Osmanit, që i bie të jetë e para në listën e certifikuar nga KQZ’ja, pasi Albin Kurti është lënë jashtë garës për deputet.

Ndërkaq në grafit shkruhet se Glauku duhet të jetë numri 1 i listës.

(Kosova Sot Online)