Paralajmërohet atentat ndaj Aleksander Vuçiqit, mobilizohen mbi 850 policë specialë

  • E.K /
  • 08 February 2021 - 14:59
Paralajmërohet atentat ndaj Aleksander Vuçiqit, mobilizohen mbi 850 policë specialë

Mbi 850 forca speciale u vendosën mbrëmë në hapjen e monumentit të Stefan Nemanja për ta siguruar presidentin serb, Aleksandar Vuçiq deklaroi kreu i Drejtorisë së Policisë Kriminale në Serbi, Pusiq.

Ai tha se inteligjenca njoftoi se do të bëhej një atentat, raporton mediumi serb, B92.

Pusiq konfirmoi për TV Pink se masat e sigurisë u forcuan kur presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, hapi monumentin për Stefan Nemanja.

Ai tha se shkarkimi i Shefit të Administratës së Policisë në Novi Sad, Milorad Shushnjiq, nuk ka asnjë lidhje të drejtpërdrejtë me këtë rast.

(Kosova Sot Online)